Forumi Gjermano-Shqiptar i Infermierisë 2023

 

25.03.2023

Tiranë, Shqipëri

Hoteli Rogner (Conference center)

Punësim në Gjermani – Infermierë të angazhuar nga Shqipëria për Republikën Federale të Gjermanisë

Republika e Shqipërisë ka afërsisht tre millionë banorë dhe gëzon marrëdhënie shumë të mira me Republikën Federale të Gjermanisë, tani është dhe zyrtarisht shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shteti shqiptar në njërën anë ofron kushte shumë të shkëlqyera për investitorë të huaj, por në anën tjetër ofron gjithashtu dhe njerëz të rinj me formim të mirë respektivisht të rinj të interesuar dhe të motivuar për kualifikim profesional, të cilët duan të punojnë në mënyrë të angazhuar si ekspertë të kualifikuar në mënyrë të gjithanshme në sektorin e kujdesit shëndetësor jashtë vendit, e sidomos në Republikën Federale të Gjermanisë.

Punëdhënësit gjermanë do të kenë një sërë mundësish që të zbusin mungesën serioze të kuadrove të përshtatshme në Gjermani, duke mbuluar kështu kërkesat e tyre për kuadro të kualifikuar si dhe për nxënës profesionalë. Në të njëjtën kohë punëmarrësit e kualifikuar shqiptarë mund të fitojnë përvoja të çmueshme pune në fushën e kujdesit profesional shëndetësor jashtë vendit në një shtet të BE-së respektivisht mund të përfundojnë edhe një kualifikim profesional, i cili ju hapë një sërë perspektivash.

Pasi Bundestagu gjerman [parlamenti gjerman] ka miratuar kushte të thjeshtësuara dhe të reja për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar, ju, si punëdhënës gjerman do të duhej t´i shfrytëzonit këto mundësi të reja. Prandaj duam t’ju informojmë juve, si punëdhënës të mundshëm dhe juve si punëtorë të ardhshëm si dhe si nxënës profesionalë të ardhshëm, duke ju ngjallur për këtë temë interesin tuaj në shumë mënyra.

Ju pret një program gjithëpërfshirës dhe informues, referues të kalibrit më të lartë dhe shumë e shumë të interesuarë, që nesër mund të jenë punonjësit tuaj si dhe një ofertë e larmishme e kompanive të pranishme.

 

Presim me gëzim pjesëmarrjen tuaj në numër sa më të madh!

Kongresi

DATA

25. Mars 2023, ora 10:00 deri 17:00

VENDI

Tiranë, Shqipëri

HotelI

Hoteli ROGNER (Conference Center), Bul. „Dëshmorët e Kombit“ 9, 1010 Tiranë

Programi

Kongresi i drejtohet punëdhënësve nga Republika Federale e Gjermanisë si dhe të gjithë stafit të interesuar infermieror dhe praktikantëve nga Republika e Shqipërisë. Leksionet në pjesën teknike do të përfundojnë me një pjesë pyetje-përgjigje. Si pjesë e një aktiviteti të madh shoqërues, kompanitë gjermane do të kenë mundësi të zhvillojnë drejtpërdrejt bisedime me stafin e interesuar të infermierisë nga Shqipëria si dhe me të interesuarit që kanë fokusin tek trajnimet profesionale, ku mund të prezantojnë institucionet e tyre dhe të organizojnë dhe planifikojnë aty në rastin më të mirë punësimin ose fillimin e aftësimit profesional të ardhshëm në Gjermani.

Programi i konferencës do të përkthehet në mënyrë simultane.

E shtunë, më 25. Mars 2023, ora 10:00 deri 17:00, Tiranë

9:30

Ardhja; vizita e pikave të prezantuesve nga ana e infermierëve të pranishëm shqiptarë

10:00

Fjalimi hyrës nga e presidentit të Shoqatës Europiane për çështjet Kulturore dhe Sociale (Europäischen Kultur- und Sozialwerks (EKSW) e. V.), zotit Olaf Wiehle, si organizator; fjala përshëndetëse drejtuar të pranishmëve

10:15

Fjalë përshëndetëse

11:00

Prezantimi mbi kushtet kornizë ligjore dhe mbi njohjen e diplomave të huaja gjatë punës së punëtorëve të kualifikuar dhe nga nxënësit profesionalë nga jashtë vendit në Gjermani

11:30 - 13:00

Njohja në mes të kompanive të prezantuara dhe vizitorëve

13:00 - 14:00

Pushim dreke dhe mundësi vizite tek pikat e prezantuesve me qëllim bisedimet personale me njëri-tjetrin

14:00

Përgatija në aspektin gjuhësor dhe njohja e profesionit për infermierët ndërkombëtarë në Gjermani (Robert Mittelstädt, avokat)

14:15

Prezantimi i situatës në formimin profesional dhe në vendet e punës në infermierinë stacionare dhe atë ambulante në Gjermani (prezantimet do të bëhen nga ana e infermierëve të angazhuar)

14:30

Rekomandimet nga jeta praktike për praktikën (prezantimet do të bëhen nga ana e infermierëve të angazhuar)

14:45

Bashkëbisedime të tjera në mes të pjesëmarrësve dhe të kompanive të prezantuara dhe pushim për kafe

16:30

Konkluzionet dhe fjalët përmbyllëse nga ana e presidentit të EKSW.

17:00

Përfundimi

19:00

Pritja e kompanive të prezantuar dhe referentëve

Forumin Gjermano-Shqiptar i Infermierisë 2023

Tiranë, Shqipëri

Ju jeni infermiere respektivisht infermier i kualifikuar dhe në kërkim të një vendi pune? Ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend që të filloni punë në Gjermani?

Ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në Forumin Gjermano-Shqiptar të infermierisë në Tiranë!

Shoqata Europiane për çështjet Kulturore dhe Sociale (EKSW e. V), ka për qëllim që në kuadër të forumit gjermano-shqiptar të Infermierisë më 25.03.2023 në Tiranë t´i informojë infermieret dhe infermierët shqiptarë mbi mundësitë e punësimit në Gjermani. Ky forum i infermierisë do të zhvillohet në vazhdën logjike të procedurave të thjeshtësuara, që janë vënë në jetë me qëllim emigrimin e fuqive të kualifikuara për në Gjermani.

Ju jeni në kërkim të një pune profesionale, serioze dhe afatgjate në sektorin e infermierisë në Gjermani?

Duke marrë pjesë në këtë forum, do të mund të kuptoni detaje të rëndesishme mbi infermierinë profesionale të përgjithshme dhe atë për të moshuarit në veçanti në Gjermani, mbi mundësitë e punësimit që kanë infermierët e kualifikuar nga Shqipëria ose mundësitë e kualifikimit profesional në Gjermani. Përveç kësaj do t´ju vëmë në dijeni edhe rreth mundësive të njohjes në Gjermani të formimit profesional të kryer në Shqipëri si dhe për parakushtet e vizës së punës për në Gjermani. Do të keni mundësinë të njiheni personalisht direkt nga afër, në mënyrë ekskluzive me kompanitë e pranishme nga e gjithë Gjermania si punëdhënësit Tuaj të mundshëm të ardhshëm, ku do të mund të merrni vendimet Tuaja udhëpërcaktuese dhe marrëveshjet për të ardhmen Tuaj!

Ju jeni në kërkim të një pune profesionale, serioze dhe afatgjate në sektorin e infermierisë në Gjermani?

Duke marrë pjesë në këtë forum, do të mund të kuptoni detaje të rëndesishme mbi infermierinë profesionale të përgjithshme dhe atë për të moshuarit në veçanti në Gjermani, mbi mundësitë e punësimit që kanë infermierët e kualifikuar nga Shqipëria ose mundësitë e kualifikimit profesional në Gjermani. Përveç kësaj do t´ju vëmë në dijeni edhe rreth mundësive të njohjes në Gjermani të formimit profesional të kryer në Shqipëri si dhe për parakushtet e vizës së punës për në Gjermani. Do të keni mundësinë të njiheni personalisht direkt nga afër, në mënyrë ekskluzive me kompanitë e pranishme nga e gjithë Gjermania si punëdhënësit Tuaj të mundshëm të ardhshëm, ku do të mund të merrni vendimet Tuaja udhëpërcaktuese dhe marrëveshjet për të ardhmen Tuaj!

Kush është EKSW e.V.?

Shoqata Europiane për çështjet Kulturore dhe Sociale (EKSW e. V.) është një shoqatë, e cila angazhohet në fushën sociale, duke ndërmjetësuar shërbime përkatëse në Gjermani. Për më shumë informacione: www.eksw-ev.de.

Çfarë më pret tek Forumi Gjermano-Shqiptar i Infermierisë?

Forumi i drejtohet punëdhënësve të interesuar nga RF e Gjermanisë, të gjithë kuadrove të interesuara të sektorit të infermierisë si dhe nxënësve profesionalë të kësaj fushe nga Republika e Shqipërisë. Do të ketë prezantime nga folësit e nivelit të lartë si nga ana e Gjermanisë ashtu edhe nga Shqipëria lidhur me temën infermierisë por edhe përkitazi me migrimin e punës për në Gjermani. Në kuadër të një ekspozite të gjerë, punonjësit e specializuar në fushën e infermierisë si dhe të interesuarit për një kualifikim profesional nga Shqipëria do të kenë mundësinë që të lidhen në biseda të drejtpërdrejta me kompanitë gjermane, mund të njihen nga afër me institucionet dhe në rastin më ideal mund të bien dakord për një punë ose një kualifikim profesional në të ardhmen me vendndodhje në Gjermani.

Kur dhe ku do të zhvillohet evenimenti?

Data: e shtunë, më 25.03.2023, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Vendi: Hoteli ROGNER (Conference Center), Bul. „Dëshmorët e Kombit“ 9, 1010 Tiranë

Si të regjistrohem si pjesëmarrës/pjesëmarrëse?

Mund të regjistroheni personalisht në fund të kësaj faqeje interneti për pjesëmarrjen Tuaj. Ju lutem të shënoni të dhënat tuaja në mënyrë të saktë, me qëllim që të mund t´ju ofrojmë ofertat më të mira të mundshme nga punëdhënësit gjermanë si dhe nga qendrat e kualifikimit profesional në Gjermani. Duke qenë se numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar, mos prisni shumë kohë me aplikimin tuaj për pjesëmarrje!

Si duket saktësisht programi dhe ku mund të marrë informacione aktuale shtesë?

Programin mbi evenimentin dhe informacionet e tjera aktuale, p. sh. rreth kompanive pjesëmarrëse gjermane, rreth përmbajtjeve mediale mund të gjeni në internet në faqen tonë të internetit.

Në cilën gjuhë do të zhvillohet aktiviteti?

Forumi Gjermano-Shqiptar i Infermierisë do të zhvillohet në gjuhën gjermane dhe shqipe. Do të jenë të pranishëm përkthyesit përkatës, të cilët do t´i përkthejnë prezantimet si dhe të cilët do të jenë në dispozicion si përkthyes edhe për bisedimet individuale me kompanitë gjermane, po qe se nuk keni njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane.

Sa kushton pjesëmarrja?

Ky eveniment për Juve është pa pagesë!